E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Princesha Ingrid Alexandra e Norvegjisë përqafon Haaland-in e zhveshur
Bota

Princesha Ingrid Alexandra e Norvegjisë përqafon Haaland-in e zhveshur

Histori në New Jersey: Haaland gjunjëzon Brazilin dhe kualifikon Norvegjinë, “Mbretërorët” festojnë në dhomat e zhveshjes!
SHBA – Erling Haaland nuk njeh limite. Sulmuesi norvegjez ka qenë protagonisti absolut i një nate magjike në New Jersey, duke udhëhequr kombëtaren e tij drejt një fitoreje historike përballë Brazilit, e cila i siguroi Norvegjisë një biletë të artë për në çerekfinalet e FIFA World Cup.

Me dy gola të realizuar me klasin e tij të padiskutueshëm, Haaland jo vetëm që eliminoi “Seleçao”-n, por u ngjit në kuotën e 7 golave në këtë turne, duke barazuar emra si Lionel Messi dhe Kylian Mbappé në garën e ethshme për “Këpucën e Artë”.

Festë Mbretërore në dhomat e zhveshjes

Menjëherë pas vërshëllimës finale, festa e çmendur e djemve norvegjezë u zhvendos në dhomat e zhveshjes, ku skuadra mori një vizitë tepër të veçantë. Princesha Ingrid Alexandra e Norvegjisë, e shoqëruar nga vëllai i saj, Princi Sverre Magnus, zbritën personalisht për të uruar heronjtë e fushës së gjelbër.

Princesha 22-vjeçare takoi dhe përshëndeti një nga një lojtarët, ndërsa dhuroi edhe një përqafim mjaft të ngrohtë për Haaland, i cili po festonte mes shokëve të skuadrës.

Prapaskena e vizitës: Princesha Ingrid Alexandra, e cila është e dyta në radhën e trashëgimisë së fronit dhe pritet të bëhet monarkja e parë femër e vendit pas më shumë se gjashtë shekujsh, mori pjesë në këtë turne për të zëvendësuar të atin, Princin e Kurorës Haakon. Ky i fundit anuloi udhëtimin për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale që bashkëshortja e tij, Mette-Marit, kreu së fundmi. Kjo ishte gjithashtu paraqitja e parë zyrtare publike e Princeshës që pas operacionit të nënës së saj.

Haaland: “Golat e mi? Një dhuratë nga Zoti”

Pas ndeshjes, “Cyborg-u” norvegjez u shfaq mjaft i përulur por i prerë përpara gazetarëve, duke shpjeguar sekretin e efikasitetit të tij vdekjeprurës para portës:

“Zakonisht, nëse kam një ose dy raste, ato përfundojnë me gola. Nuk e di si e bëj, por gjithçka ka të bëjë me përqendrimin. Mendoj se është një dhuratë nga Zoti”, u shpreh sulmuesi.

Haaland nuk la pas dore as mesazhin frymëzues për brezin e ri në vendlindje:

“I bëj thirrje të gjithë të rinjve norvegjezë që të ëndërrojnë të përfaqësojnë kombëtaren. Të luash për Norvegjinë është krenaria më e madhe që mund të provojë një futbollist.”

Hapi i radhës: Miami pret “Titanët”

Rrugëtimi përrallor i Norvegjisë vazhdon. Të shtunën, në stadiumin e nxehtë të Miami-t, Haaland me shokë do të zbresin sërish në fushë për t’u përballur me Anglinë në një çerekfinale që premton spektakël të jashtëzakonshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.