E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pritet konfirmimi në detyrë /Vetingu shpall sot vendimin për Donika Prelën, drejtuesen e Krimeve të Rënda
Lajme

Pritet konfirmimi në detyrë /Vetingu shpall sot vendimin për Donika Prelën, drejtuesen e Krimeve të Rënda

Komisioni i Vetingut do të shpallë sot në orën 9:00, vendimin për prokuroren Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Seanca dëgjimore për Prelën u mbajt më 22 janar 2019 nga trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komisi dhe Valbona Sanxhaktari.

Vendimi pritej të jepej më 29 janar, por u shty edhe me 8 ditë, për në 5 shkurt, për shkak të debateve dhe pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Prelës dhe të bashkëshortit të saj.

Tri çështje themelore ngriti Partia Demokratike në vëmendje të orgave të Vetingut lidhur me figurën e zonjës Prela: përveç të ardhurave në të zezë të bashkëshortit të saj, edhe dyshimet se zonja Prela figuron në përgjimet e bandës së Avdylajve e po ashtu, edhe një takim që ajo kishte zhvilluar një muaj para nisjes së Vetingut me anëtaren e komisionit që e gjykon, Valbona Sanxhaktarin. Burime konfidenciale tregojne se Prela do te konfirmohet ne detyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.