E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Proda tentoi ta ‘përvëlonte’, Aida Hajnaj merr postin e ri në Policinë e Shtetit
Lajme

Proda tentoi ta ‘përvëlonte’, Aida Hajnaj merr postin e ri në Policinë e Shtetit

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, është emëruar në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policia e Shtetit, duke rikthyer kështu praninë e saj në strukturat drejtuese të këtij institucioni.

Emërimi i saj vjen pas një procesi ligjor që lidhej me mosrikthimin në detyrë sipas përcaktimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Sipas këtij ligji, pas përfundimit të mandatit në një funksion të caktuar, zyrtarët duhet të rikthehen në pozicionin e mëparshëm. Në këtë rast, moszbatimi i këtij parimi nga ish-drejtuesi i policisë, Ilir Proda, çoi në një përplasje ligjore.

Hajnaj iu drejtua Gjykatës Administrative, duke kundërshtuar procedurat e ndjekura, dhe kjo lëvizje rezultoi në anulimin e garës për disa poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Ajo ishte emëruar në krye të BKH-së në korrik të vitit 2020 dhe qëndroi në këtë detyrë deri më 1 shtator 2025. Para këtij pozicioni, Hajnaj ka mbajtur funksione të rëndësishme në Policinë e Shtetit, përfshirë postin e zëvendësdrejtores që prej vitit 2018, si dhe drejtimin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

Ndërkohë, drejtimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit i është besuar Joni Keta, i cili merr kështu në dorë një nga institucionet kyçe të hetimit në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.