E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e paqartë për akuzën ndaj ish-shefit tē krimeve Tase që vrau me skaf Jonadën e vogēl
Flash

Prokuroria e paqartë për akuzën ndaj ish-shefit tē krimeve Tase që vrau me skaf Jonadën e vogēl

Shatë muaj nga vrasja me gomone e vajzës së mitur Jonada Avdia, hetimet e prokurorisë së Vlorës, kanë mbetur mes një udhëkryqi, për kualifikimin e veprës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Ky i fundit që prej muajit Gusht 2022 vijon të qëndrojë në burg, ndërsa dosja kundër tij është në fazën përfundimtare nga prokurorja Eranda Felaj.

Por një dokument i mbërritur nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit në prokurorinë e Vlorës, ka treguar se pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ka pasur një korridor ujor për të lundruar mjetet motorike.

Kjo përgjigje ka sjellë anomali në hetimin e mëtejshëm të këtij rasti, pasi prokuroria e Vlorës është e pasigurt në kualifikimin e saktë të akuzës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Policisë Sarandë, Arjan Tase.

Përgjigja e Agjencisë Kombëtare të Bregdetin, tregon se Arjan Tase ka qenë duke lëvizur në një korridor ujor të krijuar pikërisht në plazhin e Potamit.

Kjo situatë ka sjellë pështjellim mes grupit të hetimit, nëse tashmë ndaj Tases duhet të ngrihet akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” apo akuza e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte”.

Hetimet për vdekjen e fëmijës Jonada Avdia, tashmë janë në fazën përmbyllëse dhe pritet që prokuroria e Vlorës, ti komunikojë njërën nga dy akuzat e mësipërme Arjan Tases.

Vdekja e vajzës së vogël në plazhin e Potamit, tronditi opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Më pas kjo ngjarje, në muajin shtator 2022 u kthye një ndër shkaqet e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Punonjësi i policisë Arjan Tase, ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje para kolegëve të tij në Vlorë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në mesditën e 2 Gushtit në plazhin e Potamit në Himarë.

E mitura po lahej në det me babain e saj, kur u përplas nga pjesa e motorit të skafit që drejtonte Arjan Tase. Vajza e vogël ka humbur jetën në vend.

Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në Atdhe për pushimet e verës.

Pas ndodhjes së ngjarjes është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si dhe inspektorët përgjegjës.

Oranews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.