E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Tiranës “zbyth” Edi Ramën për çështjen e pagave
Lajme

Prokuroria e Tiranës “zbyth” Edi Ramën për çështjen e pagave

Pagat e prapambetura të muajit gusht për prokurorët dhe oficerët e Prokurorisë së Tiranës janë kaluar përfundimisht në llogaritë bankare pasditen e sotme.

Pagesat, të cilat duhej të ekzekutoheshin brenda datës 5 shtator, u vonuan për disa ditë për shkak të përplasjes institucionale mes sistemit të drejtësisë dhe qeverisë lidhur me rritjen e pagave të magjistratëve.

Përplasja për pagat e magjistratëve

Kriza nisi pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për rritjen e pagës referuese të magjistratëve, në zbatim të vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. Këto vendime u morën pasi Kuvendi nuk ndërhyri brenda afateve ligjore.

Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit bllokuan ekzekutimin e fondeve, me argumentin se organet e drejtësisë nuk kishin kompetencë të përcaktonin vetë nivelin e pagave.

Situata solli reagime të forta nga shoqatat e magjistratëve, të cilat kërkuan zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave.

Kuvendi miratoi formulën e re më 17 shtator

Në përpjekje për të zgjidhur ngërçin, më 17 shtator mazhoranca parlamentare miratoi me procedurë të përshpejtuar një projektligj të ri për pagat e magjistratëve.

Formula e miratuar parashikon një rritje prej rreth 2%, nivel që, sipas përllogaritjeve të paraqitura, është pothuajse dhjetë herë më i ulët se rritja e parashikuar nga vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së.

Megjithëse pagat e gushtit për punonjësit e Prokurorisë së Tiranës janë tashmë të likuiduara, përplasja mes institucioneve pritet të vijojë në rrugë ligjore dhe kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.