E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorja Sonila Muhametaj ‘shkrin’ filialin e UBA Bank, arrestohet drejtori dhe zëvendësi i tij
Lajme

Prokurorja Sonila Muhametaj ‘shkrin’ filialin e UBA Bank, arrestohet drejtori dhe zëvendësi i tij

Zbulohet një skandal i rëndë financiar në Tiranë, ku 11 punonjës të një banke të nivelit të dytë dyshohet se kanë vjedhur mbi 400 mijë euro nga llogaritë e klientëve, përmes manipulimeve në sistemet kompjuterike dhe falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni i koduar “Wrong Transaction”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, nën drejtimin e prokurores Sonila Muhametaj, çoi në ekzekutimin e masave të sigurisë për 11 punonjës të filialit të UBA Bank pranë Stadiumit “Dinamo”.

Në kuadër të këtij operacioni, masa “arrest në burg” u caktua për shtetasit A. K., 33 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i filialit. Ndërkohë, masa “arrest në shtëpi” u dha për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë.

Po ashtu, masa “pezullim i ushtrimit të detyrës” u vendos për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, të gjithë punonjës të së njëjtës bankë. Në vijim, është shpallur në kërkim shtetasja B. N., 25 vjeçe, për të cilën është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa vijon puna për kapjen e saj.

Sipas hetimeve, këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të dy klientëve, duke përvetësuar në total 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimeve të bëra nga dy klientët e dëmtuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.