Prostitucion në zemër të Tiranës, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani
Dy shtetase nga Kazakistani, të identifikuara me inicialet M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohen se ushtronin aktivitet prostitucioni në një apartament të marrë me qira në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë.
Sipas burimeve hetimore, veprimtaria e paligjshme dyshohet të ketë funksionuar prej një periudhe të gjatë në ambientet e këtij apartamenti. Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia, u sekuestrua një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm, si edhe katër telefona celularë të përdorur për komunikim dhe organizim.
Në kuadër të hetimeve, është nisur procedim penal edhe ndaj dy shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se përfitonin financiarisht nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës, e cila pritet të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



