E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta bashkon Ilir Metën dhe Sali Berishën, dy ish-kryeministrat në krah të njëri tjetrit përballë zyrës së Ramës
Publik News

Protesta bashkon Ilir Metën dhe Sali Berishën, dy ish-kryeministrat në krah të njëri tjetrit përballë zyrës së Ramës

Protesta për vdekjen e 7-vjeçares Jonida Avdia është zhvendosur nga ambientet përballë Ministrisë së Brendshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

Në sheshin përballë Kryeministrisë janë bërë bashkë dhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët kanë qenë të pranishëm në protestë.

Qytetarë të shumtë, të shoqëruar dhe nga fëmijët e tyre kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë.

Policia e Shtetit është gjetur e papërgatitur për ndryshimin e kursit të protestës dhe në ambientet e godinës së qeverisë nuk ka asnjë kordon sigurie.

Protestuesit janë të qetë deri më tani nuk është shënuar asnjë incident në protestë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.