E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 64-të para Kryeministrisë
Lajme

Protesta e 64-të para Kryeministrisë

thirrje kundër reformës territoriale dhe qeverisë Rama

Screenshot

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar protesta e 64-të radhazi përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë të mbledhur në bulevard kanë vijuar protestën kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.

Gjatë tubimit, nga foltorja janë mbajtur fjalime me tone të ashpra, ku janë artikuluar akuza ndaj qeverisë për keqqeverisje, korrupsion dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Një i ri pjesëmarrës në protestë u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen kundër reformës territoriale që, sipas tij, rrezikon shkrirjen e disa bashkive dhe braktisjen e komuniteteve lokale.

“Qytetarët e bashkive që kërkohet të shkrihen duhet të vijnë këtu, sepse ato do të braktisen dhe do të harrohen”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, protestuesi u kërkoi qytetarëve që në zgjedhje të mos bien pre e, sipas tij, premtimeve të qeverisë apo korrupsionit zgjedhor, duke theksuar se vota është elementi kyç për ndryshimin e situatës politike në vend.

Ai iu drejtua gjithashtu prindërve dhe votuesve me thirrjen që të mos mbështesin më mazhorancën aktuale, ndërsa akuzoi qeverinë se ka humbur çdo standard moral dhe se po përdor të gjitha mekanizmat e saj për të penguar protestën.

Në përfundim të fjalës, protestuesi i bëri thirrje kryeministrit që fondet publike të mos shpenzohen për, sipas tij, “blerjen e protestës”, por të orientohen drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, duke përmendur Spitalin Onkologjik si një nga prioritetet që kërkon ndërhyrje urgjente.

Protestat para Kryeministrisë vijojnë prej 64 ditësh radhazi, me organizatorët që deklarojnë se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.