E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta pro UÇK-së, aleatët ‘thikë’ pas shpine Berishës
Lajme

Protesta pro UÇK-së, aleatët ‘thikë’ pas shpine Berishës

Edhe pse kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi qartë në Kuvend se PD nuk do t’i bashkohej protestës për mbështetje të UÇK-së, mes turmës së mijëra protestuesve nuk munguan… pikërisht aleatët e tij më të afërt.

Në protestë të pranishëim ishin disa prej figurave më të njohura të “koalicionit opozitar”: Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe një ndër aleatët më të vjetër të Berishës, deputeti Artan Luku që vjen nga partia e Dukës, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të PD-së, si dhe Dashamir Tahiri, ish-deputet i PDIU apo dhe deputeti Besart Xhaferri.

Një prani që bie ndesh me mesazhin zyrtar të Berishës, i cili vetëm një ditë më parë kishte bërë të ditur se PD nuk do të marrë pjesë në protestë, duke e quajtur një vendim të pastër politik.

Por, duket se “besnikëria politike” zgjat vetëm deri në pikën ku fillon ekspozimi mediatik. Sepse ndërsa Berisha deklaronte për gazetarët se “vendimi është politik dhe nuk preken aleatët”, aleatët i kishin paraprirë me veprime faktike, duke zgjedhur të ishin krah protestuesve, dhe jo krah vendimit të tij.

“Ky është një vendim politik i Partisë Demokratike…”, tha Berisha për mediat. Por mesa duket, aleatët kanë marrë vendimin e tyre politik dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtën linjë.

Një protestë, shumë mesazhe. Dhe një tjetër sinjal se në opozitë, edhe kur mungojnë debatet publike, “thikat” s’kanë dalë nga moda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.