E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta /Si Koçiut të narcoRamës i del mafia ,momenti më i mirë
Flash

Protesta /Si Koçiut të narcoRamës i del mafia ,momenti më i mirë

E emëruar zëvendëskryeministre, zonja Koçiu, ish-kujdestare adresash në Ministrinë e Brendshme, ka nisur të postojë hartimet e Edi Ramës pas protestës së opozitës më 28 shkurt. Gjuha rrugaçërore identifikon autorin real të tekstit, pasi zonja nuk ka ndonjë trashëgimi shkrimore.

Ndër dalldisjet e djeshme, mes të tjerash, ai/ajo bashkëthonin se:

“U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune (do të ketë parë ngjarjet diku jashtë vendit) është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin tonë më të mirë.”

Ja çfarë përmban “momenti më i mirë”:

– Kryeministri në prag zyrtarizimi të marrjes në hetim dhe i pandehur.

– Kryeministri i provuar nga drejtësia amerikane si korruptues i zv/drejtorit të FBI-së në Nju Jork dhe për këtë çështje hetohet prej 5 vitesh nga SPAK.

– Zëvendëskryeministrja, e cila mbërriti në postin e saj, është e pandehur dhe deri tani hetohen 1.1 miliardë euro.

– Një dorë ministrash në qeli për vjedhje dhe lidhje kriminale, pa lënë mënjanë drogën si lëndë e parë.

– Mbi 30 kryebashkiakë të partisë së saj, më shumë se gjysma në qeli ose të pandehur si hajdutë.

– Ekonomia e zaptuar prej 13 vitesh nga 10 klientë me emra biznesi, ku hyn e del paraja e krimit dhe kokainës.

– Vëllai dhe bashkëshortja e kryeministrit: Olsi në Xibrakën e kokainës dhe Linda te Eco Parku e te AKSHI, në valle të rënda penale.

– Gjysma e Shqipërisë në jug, por jo vetëm, me rrugë, ura e tunele me 3.8 miliardë euro investime, të shembura nga batërdia e vjedhjes.

– Investime strategjike si Porto Romano e të tjera, ku preket siguria kombëtare, të lëna rusëve dhe kinezëve.

– Prej muajsh shumica e shefit të saj sulmon SPAK-un dhe GJKKO-në, duke dalë kundër partnerëve të BE-së dhe SHBA-së, ku bashkë me “vëlla Vuçipin” duan të asgjësojnë institucionet e drejtësisë.

– Miliarda euro të bandave të trafikut të drogës pastrohen në Shqipëri me lejen e shefit dhe zëvendëses.

– Investime strategjike të dhëna bandave të trafikut të drogës.

– E provuar lidhja me kartelin meksikan “Sinaloa”, ku i sanksionuari nga SHBA, Hysa, ka qenë në takim me shefin e saj, Ramën, për leje kazinosh e ndërtimi, me qëllim pastrimin e miliona eurove.

– Media meksikane raporton për dyshime serioze mbi lidhjen e mafies shqiptare të drogës me kartelin tjetër meksikan “Gjenerata e Re”, duke kompletuar lidhjet me dy nga kartelet narkotike terroriste më të mëdha në botë.

– Nuk mungojnë dosjet në SPAK për lidhje në investime në Shqipëri me ’Ndrangheta, Camorra, Cosa Nostra dhe Sacra Corona, të cilat nuk ngjajnë me kompani turistike, siç zonja shqetësohet për imazhin.

– Dy organizata kriminale, “Balluku” dhe AKSHI, zyrtarisht me akuza të drejtësisë së re, të ndërtuar prej shefit të saj.

– Kanë shpartalluar Shqipërinë duke e shitur horrave vendas e të huaj për përfitime dhe lobingje më shumë se një herë.

– Kanë larguar 1.5 milionë shqiptarë si të ishte vatër lufte, duke kaluar çdo zonë ku zhvillohet luftë.

– Vilën e diktatorit e quajnë adresë turistike. Aty e kanë kokën, te kasapi i historisë së Shqipërisë.

E diku më tej, adresarja e trimëruar, ndoshta nga efektet e “ushqimit plot bardhësi” të përdorur nëpër kryeministri, me një gjuhë ajtollahësh, thotë mes të tjerash se: “Po aq e vendosur dhe e paprecedentë do të jetë edhe përgjigjja…”

Kjo është një pjesë e “momentit më të mirë”.

Mendo si mund të jetë momenti më i keq nga kjo organizatë kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.