Protestë tek Onkologjiku: 43 mln euro duhet të shkonin për ilaçe!
Gazetari Osman Stafa, i pranishëm në protestën e organizuar para Spitalit Onkologjik kundër mungesës së medikamenteve, bëri thirrje për një reagim të fuqishëm nga qytetarët. Ai theksoi rëndësinë e këtij problemi, duke theksuar se 43 milionë euro duhej të ishin investuar vetëm për medikamentet e trajtimit të kancerit të gjirit.
Në shenjë proteste, pjesëmarrësit mbanin tullumbace të zeza, simbol i dhimbjes dhe shqetësimit për situatën alarmante.
“Nuk mund të qëndroj 8 orë në karrige për qejf. Si mund të lëmë pacientët pa trajtim? Është shumë e dhimbshme, ndaj duhet të reagojmë,” tha Stafa.
Ai vijoi: “43 milionë euro do të mjaftonin për medikamentet e kancerit të gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla, janë paratë tona. Askush nuk është imun ndaj kësaj sëmundjeje. Ka shumë histori personale dhe familjare që tregojnë realitetin e hidhur.”
Gazetari u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë për të bërë të qartë dhe për të dëgjuar zërin e atyre që po përballen me sëmundjen: “Është shumë e rëndësishme që sot të themi të vërtetën për ta, për ata që përballen me këtë betejë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


