E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit thirrje SPAK-ut: Lëshoni urdhër-arreste për të korruptuarit
Lajme

Protestuesit thirrje SPAK-ut: Lëshoni urdhër-arreste për të korruptuarit

“Jemi me ju, mos kini frikë”

Protesta e 15-të e zhvilluar përpara Kryeministrisë është shoqëruar me tone të ashpra ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Një nga organizatorët e tubimit ka drejtuar një apel publik, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion. Sipas tij, qytetarët vijojnë të mbështesin drejtësinë, por presin rezultate konkrete dhe veprime të dukshme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Protestuesit theksuan se durimi i tyre po shkon drejt fundit dhe paralajmëruan përshkallëzim të aksioneve nëse nuk ka reagim nga institucionet përgjegjëse.

“Thirrja shkon për SPAK, të veprojë para se populli shqiptar t’ju rrethojë. Nesër do të rrethoheni në mënyrë paqësore nga qytetarë e nuk do të dilni nga SPAK pa lëshuar urdhër arreste për politikanët e korruptuar. Ne ju mbështesim, por nëse nuk veproni, do t’ju rrethojmë deri në urdhërarreste. SPAK vepro! Ne jemi me ju,” u shpreh një ndër protestuesit.

Kjo deklaratë pasqyron qartë presionin në rritje nga qytetarët ndaj organeve të drejtësisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reagojë SPAK përballë këtyre thirrjeve dhe kërkesave publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.