PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një mirëkuptim këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Territoriale, vetëm pak ditë pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me tensione dhe përdorim mjetesh piroteknike.
Në këtë takim, përfaqësuesit e të dyja forcave politike ranë dakord mbi kalendarin e dëgjesave publike, duke shënuar një hap konkret drejt vijimit të procesit. Sipas bashkëkryetarëve të komisionit, këto dëgjesa do të nisin më 3 prill.
Procesi do të shtrihet përgjatë muajve prill dhe maj, ku përveç diskutimeve në Kuvend, janë parashikuar edhe takime në terren me drejtuesit e bashkive, me synimin për të mbledhur mendime dhe propozime mbi reformën territoriale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



