E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse e nxorri videon nudo të Sonidës? Genardi flet pas daljes nga psikiatria
Lajme

Pse e nxorri videon nudo të Sonidës? Genardi flet pas daljes nga psikiatria

Një histori që nisi në rrjetet sociale dhe u kthye në një debat të gjerë publik vazhdon të tërheqë vëmendjen edhe pas daljes nga spitali të protagonistëve të saj. Rasti i Genard Hajdini dhe motrës së tij Sonida Hajdini ka hapur diskutime mbi kufirin mes ekspozimit online, presionit publik dhe ndikimit që rrjetet sociale mund të kenë në shëndetin mendor.

Pas trajtimit në institucion shëndetësor, Genard Hajdini thotë se ai dhe motra e tij janë përballur me një valë të madhe reagimesh dhe sulmesh në internet.

Ai u shpreh se komentet negative dhe bullizmi online kanë qenë të vazhdueshme.

“Ne jemi masakruar nga interneti sepse kemi pasur shumë ndjekës. Na kanë sharë, na kanë bërë bullizëm”, u shpreh ai.

Genardi rrëfen edhe momentet e vështira gjatë qëndrimit në institucion, duke theksuar se ndarja nga motra ishte ndër momentet më të vështira për të.

“Ishim bashkë në fillim fare, pastaj na ndanë veç e veç. Sonidën te gratë, mua te burrat. Nuk na lejonin të shikonim njëri-tjetrin. Pastaj, kur u bëra më mirë, jemi parë”, tha ai.

Sa i përket videos që shkaktoi reagime të shumta në publik dhe që çoi në ndërhyrjen e institucioneve, Genardi pranon se publikimi i saj ndodhi në një moment presioni personal.

“Të përfundosh nga një student ekselent me katër punë është e frikshme. E hodha videon se pata presion nga jashtë”, u shpreh ai.

Sipas tij, publikimi i videos ishte edhe një mënyrë për të reaguar ndaj asaj që ai e konsideron si gjykim të vazhdueshëm nga shoqëria.

“Unë e lashë videon se provokoj shoqërinë shqiptare. Kam qejf të punoj. Sonida është bobe, nuk e vret mendjen, jam në shtëpinë time më thotë?”, tha Genardi.

Ndërkohë, mes aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjet, ai ka mohuar kategorikisht pretendimet për një marrëdhënie incesti me motrën e tij.

“Dua ta sqaroj një herë e mirë, nuk ka pasur incest. Dua të na ndihmojnë, po ne s’jemi për t’u ndihmuar, jemi për të punuar”, deklaroi ai për A2 CNN.

Rasti i tyre rikthen në vëmendje jo vetëm rëndësinë e trajtimit profesional kur shëndeti mendor vihet në rrezik, por edhe përgjegjësinë që mbart hapësira publike dhe rrjetet sociale. Mes reagimeve, komenteve dhe përhapjes virale të përmbajtjeve, shpesh harrohet se pas çdo historie që qarkullon në internet ka njerëz që përballen me realitete shumë më komplekse sesa ato që shfaqen në ekran.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.