E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Genard Hajdini shfaqet nga Psikiatria duke puthur Sonidën
Lajme

Genard Hajdini shfaqet nga Psikiatria duke puthur Sonidën

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes Genard Hajdinin.

Në pamjet e shpërndara nga vetë ai, shfaqet së bashku me motrën e tij, Sonida Hajdini, në ambientet e një institucioni të shëndetit mendor.

Siç shihet dhe në video, të dy ndodhen në një repart psikiatrik, ku shihen në një moment afërsie mes tyre.

Videoja është publikuar fillimisht nga vetë Genard Hajdini në profilin e tij në rrjetet sociale, duke tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se më herët, rasti kishte shkaktuar debat publik pasi Genard Hajdini publikoi në rrjetet sociale pamje të papërshtatshme të motrës së tij, çka solli reagime të forta dhe shqetësime për gjendjen e saj shëndetësore.

Pas këtij episodi, të dy përfunduan në një institucion të specializuar për trajtim të shëndetit mendor.

Sipas raportimeve, Sonida Hajdini ndodhej në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike, ndërsa mësohet se aktualisht gjendja e saj është më e stabilizuar.

Ngjarja vijon të ngjallë reagime në opinionin publik, duke rikthyer diskutimet mbi etikën në rrjetet sociale dhe trajtimin e rasteve të ndjeshme që lidhen me shëndetin mendor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.