E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse nuk u pyet Braho për Krifcën, Bankers, anijet dhe Allajbeun?
Lajme

Pse nuk u pyet Braho për Krifcën, Bankers, anijet dhe Allajbeun?

Murrizi shpërthen ndaj deputetëve: Po shmangni dosjet e mëdha, pyetjet ndaj SPAK ishin selektive

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka reaguar ashpër pas seancës dëgjimore të kreut të SPAK, Klodian Braho, në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, duke vënë në shënjestër deputetët për mënyrën se si drejtuan pyetjet ndaj tij.

Në një reagim publik, Murrizi shprehet se është befasuar nga fokusi i diskutimit, duke theksuar se një pjesë e mirë e çështjeve me interes të lartë publik janë anashkaluar, ndërsa vëmendja është përqendruar te tema të tjera më pak thelbësore sipas tij.

Ai ngre pikëpyetje konkrete mbi vendimet e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e disa procedimeve, duke përmendur çështje që lidhen me funksionarë të drejtësisë dhe institucione të rëndësishme, si dhe kërkon transparencë për standardet e ndjekjes penale.

Një ndër akuzat më të forta të tij lidhet me çështjen e kompanisë “Bankers Petroleum”, për të cilën Murrizi pretendon se nuk është hetuar në thellësi lidhur me detyrimet fiskale dhe rolin e ish-zyrtarëve të financave, tatimeve dhe doganave. Ai kërkon shpjegime edhe për vendime gjyqësore që kanë përfshirë ish-administratorë të kësaj kompanie.

Në vijim të reagimit, Murrizi përmend edhe një sërë çështjesh të tjera që sipas tij duhej të ishin adresuar gjatë seancës dëgjimore, përfshirë atë që ai e quan skandali i “anijeve të Bangladeshit”, si dhe përdorimin e fondeve në bujqësi dhe koncesionet në sektorin e shëndetësisë.

Ai përmend emra konkretë të ish-zyrtarëve dhe përfituesve të kontratave publike, duke kërkuar që SPAK të japë llogari për mungesën e hetimeve ose për mënyrën selektive të trajtimit të çështjeve të ndryshme.

Sipas Murrizit, drejtësia duhet të funksionojë me të njëjtat standarde për të gjithë, ndërsa paralajmëron se mungesa e hetimeve për disa dosje të rëndësishme dëmton besimin e publikut te institucionet e drejtësisë.

Deklarata e plotë e Murrizit:

U “habita “shum nga pyetjet e disa deputeteve qe “ gozhduan” Klod Brahon e SPAKUT sot ne komisionin Xhafa

E pyeten per Belinden

E pyeten per Aruben

E pyeten edhe per Arushen me duket por si nuk e pyeti kush pse SPAK ka kerkuar pushimin e çeshtjes se Myzyrit te prokurimeve publike

Pse SPAK kerkoj pushimin e çeshtjes per gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka

Pse SPAK kerkoi pushimin e çeshtjes per antarin e KLP Olger Eminaj dhe denoi Safet Gjicin apo Shukriun

Pse SPAK nuk ka ankimuar vendimin e GJKKO qe liroi nga burgu dy ish administratoret e BANKERSIT qe ju ka vjedh Shqiptareve 15 miliard euro prej 21 vitesh pa paguar kokerr leku tatim fitimi dhe pse SPAK nuj ka nisur hetim per te gjith ish ministrat e financave, drejtoret e tatimeve dhe doganave dhe ish deputeteve qe kane mar 13.6 milion euro si zyra avokatie qe kan “ keshilluar” BANKERSIN si te fsheh parat e te bej evazion fiskal

Si nuk e pyetet Klodin per anijet e Bangladeshit qe ju kan vjedhur Shqiptareve 120 milion euro pa u ndezur kurre

Si nuk e pyetet per Frida Krifcen qe ka vjedhur mbi 100 milion euro te BE te ardhura per bujqesin dhe a ka perfituar ndonje i aferm i Klod Brahos nga fondet e AZHBR per ullishte ne Berat apo jo

Si nuk e pyetet per Anila Denaj qe i ka “ falur” BANKERSIT gjoben 120 milion euro kur nuk ka te drejte te shqyrtoj asnje ankese per gjobe

Si nuk e pyetet Klodin per Klod Allajbeun qe ka mar 130 milion euro per dializen dhe tallet me hallexhinjt, per Jani Karathanasin qe ka mar 120 milion euro per laboratoret dhe te gjith Shqiptaret i bejne analizat tek privati

Si nuk e pyetet per tenderat qe Evis Sala e shendetesis ja jep te gjitha Klod Allajbeefendiut me çmim ne kok

Si nuk e pyetet qe pse nuk ka asnje hetim zyrtaresh te larte nga data 16 dhjetor 2025 kur Klodi u zgjodh ne krye te SPAKUT me voten e Zeqirit qe i ka mar djalin ne BKH dhe te beqirit te KLP Olger Eminaj

Si nuk e pyeti askush per gjyqet si gerdeci, qe zvarriten prej 5-6 vitesh me mirkuptim dhe per Lefter Koken, Vangjush Dakon, Ilir Meten e Erjon Veliajn gjyqet behen me “ bresheri” çdo javë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.