Publik Media rikthehet online pas sulmit kibernetik
Pas disa orësh ndërprerjeje si pasojë e një sulmi të fuqishëm DDoS, platforma e Publik Media është rikthyer tashmë në funksion të plotë.
Stafi i IT ka punuar intensivisht për të stabilizuar sistemin dhe për të rikthyer aksesin për të gjithë përdoruesit, duke menaxhuar me sukses situatën e krijuar nga sulmi i mëparshëm.
Ndërkohë, puna vijon për të analizuar dhe identifikuar burimin e sulmit, si dhe për të forcuar më tej masat e sigurisë, në mënyrë që incidente të tilla të mos përsëriten.
Kujtojmë se më herët Publik Media u përball me një sulm masiv që solli bllokim të përkohshëm të shërbimit.
🙏 Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



