E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikimi i të dhënave nga hakerat iranianë, eksperti: Frika dhe terrori janë qëllimi i tyre
Publik News

Publikimi i të dhënave nga hakerat iranianë, eksperti: Frika dhe terrori janë qëllimi i tyre

Ditën e sotme hakerat iranianë publikuan disa lista me të dhëna që sipas tyre ishin marrë nga MEMEX. Por një gjë e tillë u përgënjeshtrua nga policia e cila deklaroi se formati i të dhënave që ata disponojnë është ndryshe nga ai i publikuar.

Edhe eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço ndan të njëjtin mendim. Ai thotë se qëllimi i hakerave iranianë është frika, terrori dhe sidomos përplasja e personazheve të medias me ata të politikës.

Nuk janë skedarë. Në momentin që i kemi analizuar na ka shkuar mendja që ishin pjesë e MEMEX, aty bëhet fjalë për 100 mijë persona. Kjo ishte shumë masive. Nuk janë sipas formateve të policisë së shtetit. Ka nisur një hetim. Mund të jenë ose të manipuluara si skedarë nga vetë ata ose mund të jenë disa lloj skedarësh që përdoren kur ti merr një pasaportë. Janë manipuluar si lista për të nxjerrë disa prej tyre që të krijojnë një debat publik. Qëllimi i tyre është frika, terrori dhe sidomos përplasja e personazheve të medias me ata të politikës.

Sipas tij publikimi i të dhënave në mënyrë të përsëritur tregon paaftësinë e institucioneve për të vepruar.

Këtu po flasim a ka sekrete shtetërore që kanë rrjedhur? Po ka. Kemi parë se si janë publikuar përmes shkresave, e-mailive. Të dhënat sensitive janë të dhëna personale që nuk duhet të shpërndahen pa pëlqimin tonë personal. Ajo që duhet të dimë nga institucionet shqiptare është se sa i mbrojtur është qytetari sot, ku ndodhen sot të dhënat, pse nuk po i heton, pse nuk po i bllokon këto faqe. Mënyra se si këta arrijnë çdo javë nxjerrin të dhëna sensitive do të thotë se ne nuk jemi të aftë të mbyllim Telegramin ose pjesë të saj, do të thotë që jemi përballë disa armiqve, jo përballë një armiku. Nuk ka transparencë për dëmin e plotë. E bëjnë vetëm për të krijuar një reaksion, për të krijuar tensione sepse qëllimi kryesor i tyre është të krijojnë destabilizim.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.