Pushtimi i Ukrainës/ Lavrov: Lufta e tretë Botërore me armë bërthamore do të ishte shkatërruese
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se nëse do të ndodhte një Luftë e tretë Botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese për njerëzimin, njofton agjencia e lajmeve RIA.
Lavrov deklaroi se Rusia e nisi atë që e quan një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, pasi do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të dispononte armë bërthamore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



