E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pushtuan tokën”/ Nis hetimi për 13 administratorë subjektesh, kishin zaptuar bregdetin me çadra dhe shezlongë
Publik News

“Pushtuan tokën”/ Nis hetimi për 13 administratorë subjektesh, kishin zaptuar bregdetin me çadra dhe shezlongë

Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Bregdeti ynë” janë liruar 13 parcela në plazhin e Semanit dhe Darzezës, që ishin zaptuar me çadra dhe shezlonë.

“Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Fier dhe Divjakë, Policia Bashkiake, Inspektorati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të bashkisë Fier, gjatë verifikimeve  dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., S. B., T. Ç., A. V., K. S., D. S., V. P., I. B., Th. S., O. T., E. C., P. Z., L. T., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, thotë policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Operacioni do vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.