E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin me dorë të hekurt, ç’aktivizon internetin në gjithë vendin
Bota

Putin me dorë të hekurt, ç’aktivizon internetin në gjithë vendin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj të ri që i jep shërbimeve të sigurisë kompetenca të zgjeruara për të kufizuar ose ndërprerë aksesin në internet brenda territorit rus, përfshirë edhe zonat e pushtuara të Ukrainës.

Sipas dispozitave të reja, ofruesit e internetit do të detyrohen të ndërpresin aksesin në rrjet me urdhër të autoriteteve shtetërore dhe do të përjashtohen nga përgjegjësia ligjore për pasojat që mund të vijnë nga këto ndërprerje.

E përditshmja britanike The Telegraph raporton se ligji i jep presidentit rus të drejtën të vendosë personalisht kur komunikimet online duhet të çaktivizohen, qoftë në nivel kombëtar apo në rajone të veçanta, pa qenë i detyruar të ofrojë shpjegime publike.

Projektligji ishte prezantuar në fund të vitit të kaluar me argumentin se synon mbrojtjen e qytetarëve dhe të shtetit nga kërcënimet e sigurisë, si dhe garantimin e mbrojtjes ligjore për kompanitë e telekomunikacionit që zbatojnë urdhrat.

Ndërkohë, zëvendësministri rus i Zhvillimit Dixhital, Ivan Lebedev, ka deklaruar se formulimi i ligjit do të mbetet qëllimisht i paqartë mbi shërbimet që mund të ndërpriten, me qëllim – sipas tij – “ngatërrimin e armiqve” të Rusisë.

Në disa rajone ruse, ndërprerjet e internetit celular janë bërë tashmë të zakonshme. Autoritetet pretendojnë se masa të tilla ndihmojnë në parandalimin e sulmeve me dronë, të cilët mund të përdorin sinjalet e të dhënave për navigim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.