E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin mund të martohet: Sekretet e familjes së tij të ngushtë
Bota

Putin mund të martohet: Sekretet e familjes së tij të ngushtë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin edhe mund të martohet, tashmë me një grua të dytë.

Presidenti Putin, i cili shmangej për të folur për jetën e tij private, ju përgjigj një gazetari duke mos mohuar faktin se mund të martohet një ditë.

Gjatë një konference të fundvitit për media, ku Putin u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rus dhe të huaj në Moskë, për orë të tëra, një prej tyre kishte një pyetje nëse planifikonte të martohej.

“Si një person i përgjegjshëm, sigurisht se duhet ta martohem një ditë,” u përgjigj Putin. Por, nuk tregoi se kush mund të ishte zgjedhja e tij, trasnmeton gazeta Metro.

Jeta private e Putinit mbetet një sekret. Ai kishte qenë më parë i martuar me Ludmilën, një linguiste nga Shën Petersburgu. Ata u martuan nga viti 1983 dhe qëndruan kështu deri në vitin 2013, kur Ludmila Putina u divorcua dhe në vitin 2015 u martua me një rus tjetër, jo fort të njohur publikisht.

Putin ka dy vajza nga martesa e parë, të cilat janë të martuara me oligarkë të fuqishëm rusë dhe nuk raportohet se a ka ndonjë djalë apo fëmijë të tjerë.

Thashethemet në Moskë, tregojnë që ai në vitin 2015 ka fituar edhe një vajzë me një të dashur të cilën kurrë nuk u bë e ditur në publik. Përndryshe, familja Putin me dhëndërit e tij, llogariten të jenë një nga personat më të pasur në botë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.