Qamili i betonierës më përlau 10 euro
Kisha blerë qepë por më zuri ora 13.00 rrugës. Papritur shoh një patrullë policie që po afrohej. Leje s’kam. Shoh një betoniere dhe nxitoj i tmerruar drejt saj. Nxjerr 10 euro, ia rras në dorë punëtorit që po hidhte beton, i luaj syrin dhe filloj i bërtas:
– Sa herë të kam thënë mor Qamil të më lajmërosh para se ta hedhësh betonin dhe jo kur ka filluar puna? Pa firmën time nuk mund të nisni a më kupton? Apo të të pres ditën e punës?
Policët kaluan afër, dëgjuan qortimet e mia dhe vazhduan pa na trazuar. Unë prita sa u larguan edhe pak dhe me mirënjohje i thashë punëtorit:
– Rrofsh vëlla! Më shpëtove nga gjoba!
– Falemnderit ty! – më tha, duke më tundur 10 eurot. Pasi bëra ca hapa më thirri
– Shefi! Nuk e kam Qerim emrin po Blerim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



