Qerret, humb jetën punëtori dhe lëndohet një tjetër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Qerret, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në një kantier ndërtimi, ndërsa një tjetër punëtor ka mbetur i lënduar në këmbë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi I. P., 62 vjeç, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit, pasi gjatë çmontimit të skelave, një tra druri e ka goditur për vdekje. Nga i njëjti incident, është lënduar edhe një tjetër punëtor, me inicialet S. H., i cili ka pësuar dëmtime në këmbë.

Dyshohet se vdekja e 62-vjeçarit është shkaktuar nga dëmtimet e shumta dhe emoragjia. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona që ndodheshin në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ky incident kthen edhe një herë tjetër vëmendjen te rëndësia e zbatimit të masave të sigurisë në punë, mosrespektimi i të cilave shpeshherë bëhen shkak për ngjarje kaq të rënda.

Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.

62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit. Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H. Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Publikuar nga Publik Media