E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Qetësohuni ose do të q* nënën’, detaje të reja nga vrasja në Ksamil
Lajme

‘Qetësohuni ose do të q* nënën’, detaje të reja nga vrasja në Ksamil

Një tjetër mik i 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë pak ditë më parë në Ksamil, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke rrëfyer me detaje momentet para dhe gjatë konfliktit që përfundoi me vdekjen e turistit të ri.

Sipas dëshmisë së përfshirë në dosjen hetimore, shtetasi francez Ibraim Leimoeiv ka treguar se grupi prej shtatë personash kishte qenë duke festuar në ambientet e “Principote”, ndërsa më pas kishin dalë jashtë dhe ishin vendosur te shezlonget.

Sipas tij, situata u tensionua pasi një person iu afrua grupit dhe nisi t’i ofendonte. Turisti francez ka deklaruar se personi në fjalë e ka ofenduar një prej të pranishmëve duke iu drejtuar me fjalë fyese për nënën dhe më pas e ka goditur me kokë.

Pas këtij momenti, në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë. Në dëshminë e tij, Ibraim Leimoeiv ka identifikuar Sokrat Vatën si personin që iu drejtua njërit prej miqve të grupit me thikë dhe më pas goditi me të Luis Miguel Varela Mendes.

Turisti francez ka treguar gjithashtu se, pas plagosjes së mikut të tij, ka tentuar t’i japë ndihmën e parë duke përdorur një bluzë për t’i mbuluar plagën. Megjithatë, 20-vjeçari portugez nuk mundi të mbijetojë.

“Ishim të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri i cili fliste pak frëngjisht. Ai na thotë qetësohuni ose do të q* nënën, ndërsa më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas ju drejtua Louis Miguel. Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plaga.”, ka deklaruar ai.

Pas përshkrimit të ngjarjes, turisti francez ka identifikuar edhe përmes fotografisë Sokrat Vatën si personin që, sipas tij, ishte autori i sulmit.

Dëshmia është pjesë e materialeve të dosjes hetimore për ngjarjen e rëndë në Ksamil, ku 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes humbi jetën pas plagosjes me thikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.