E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria prish Shën Valentinin, nuk të lë as të martohesh
Lajme

Qeveria prish Shën Valentinin, nuk të lë as të martohesh

Qeveria ju prish edhe Shën Valentinin shqiptarëve. Në ditën e Shën Valentinit, ka rënë sistemi i gjendjes civile, dhe ata që duan të nxjerrin një dokument apo të martohen nuk e kanë këtë mundësi.

Ndërkohë që shumë të çifte të reja kanë lënë si datë të martohen në ditën e të dashuruarve, që ta kenë si simbolikë të lidhjes së tyre, edhe këtë ua ka mohuar qeveria.

Kudo nëpër zyrat e gjendjes civile janë shkaktuar radhë të gjata të cifteve të cilët presin të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditën e Shën Valentinit, por duke qënë se ka rënë sistemi, kjo nuk është e mundur.

CNA.al prej ditësh e ka paralajmëruar një skandal të tillë dhe ende nuk është marrë asnjë masë./ CNA.al

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.