QSUT GËNJEN, JA PROVAT!
Ky dokument zyrtar që kam në dorë është prova më e qartë e KRIMIT shtetëror ndaj pacientëve shqiptarë!
Në kontratën e koncesionit të analizave është shkruar qartë se sapo të arrihet 100% i tavanit buxhetor, koncesionari nuk ka më detyrim të ofrojë shërbime mjekësore për pacientët e referuar. Një përkthim i thjeshtë: kur shpenzohen paratë e buxhetit, pacientët nuk ekzistojnë më për shtetin. Ata lihen në pritje të muajit tjetër, përveç rasteve “urgjente” që trajtohen vetëm deri në një kufi qesharak 5%. Po kur mbaron ky 5%, çfarë ndodh me pacientët?
Pra, shëndeti i qytetarëve është i lidhur pas një kuote financiare, jo pas nevojës shëndetësore. Mbi këtë kufi, pacienti nuk është më pacient, por thjesht një numër i tepërt në faturën e koncesionarit.
Kjo është shkelja më e rëndë e të drejtës për jetë dhe shëndet. Është një kontratë që vret, që diskriminon, që i trajton qytetarët si mall me afat buxhetor. Shteti, në vend që të mbrojë të sëmurët, ka firmosur një dokument që i dënon ata të presin ose të paguajnë nga xhepi i tyre në privat.
Unë po e bëj publik këtë dokument që opinioni të kuptojë pse mijëra pacientë në 10 ditshin e fundit të muajit nuk marrin shërbimin që u takon. Ky është mekanizmi i fshehtë i “tavanit buxhetor” që shkatërron jetën e qytetarëve.
Ky sistem duhet të shembet. Këta që kanë firmosur duhet të japin llogari para drejtësisë. Dhe çdo qytetar duhet ta ngrejë zërin, sepse nesër mund të jetë ai apo familjari i tij viktima e radhës së këtij krimi të institucionalizuar.
CFARË TREGON KY DOKUMENT?
1. Koncesionari njofton spitalin sa herë që shpenzimet arrijnë 50%, 75% dhe 100% të tavanit buxhetor.
2. Kur buxheti arrin 100%, drejtori i spitalit duhet të zgjedhë mes dy alternativave:
Alternativa A: të vazhdojë shërbimin për të gjithë pacientët deri në fund të periudhës buxhetore (por nëse nuk i jepet buxhet shtesë, koncesionari nuk ka detyrim të vazhdojë), ose
Alternativa B: të kufizohet vetëm për analiza urgjente deri në fund të periudhës buxhetore.
3. Neni 22.4.3: kur buxheti i muajit arrin 100%, koncesionari ka detyrim të ofrojë vetëm analiza urgjente, dhe ato vetëm deri në 5% të volumit të përgjithshëm të analizave.
4. 22.4.4 & 22.4.5: pacientët e tjerë shtesë kalojnë në listë pritjeje dhe do trajtohen vetëm kur hapet buxheti i muajit tjetër.
Pse kjo është provë e fortë kundër QSUT?
Reagimi publik i QSUT tha se “nuk ka ndërprerje shërbimi”. Por kontrata dhe emaili e pranojnë qartë që kur buxheti mbaron, ndërpritet çdo shërbim normal dhe lejohet vetëm një minimum emergjencash.
Pra, jo vetëm që ka kufizim të shërbimit, por është një kufizim i shkruar me kontratë. QSUT nuk mund ta mohojë, sepse është dokument i firmosur prej tyre.
p.s Dokumenti i mëposhtëm është kontrata e laboratorëve (konçensioni)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



