Qytetarët i bien këmboreve me thirrje drejt deputetëve: Dele të Ramës!
Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit rreth një orë para nisjes së seancës plenare, në pritje të deputetëve që do të hynin në ambientet e parlamentit.
Protesta është shoqëruar me simbolika të forta. Demonstruesit mbanin në duar vezë ku kishin shkruar emrat e kryeministrit dhe të deputetëve, ndërsa përdornin edhe këmbore si shenjë proteste, duke pretenduar se përfaqësuesit politikë veprojnë me urdhra dhe nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
Në kulmin e reagimit, protestuesit nisën të bien këmboreve, duke u drejtuar deputetëve me thirrje ironike dhe akuza të drejtpërdrejta. Ata i etiketuan përfaqësuesit e Kuvendit si të varur nga vendimmarrja e ekzekutivit dhe kritikuan ashpër nivelin e përfaqësimit në parlament.
Mes thirrjeve më të forta ishte edhe slogani: “140 deputetë, të gjithë analfabetë”, që u artikulua në kor nga një pjesë e protestuesve, duke reflektuar klimën e tensionuar jashtë ambienteve të Kuvendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



