E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionet në protestë, Lamallari dhe Hita vizitojnë policët e plagosur
Lajme

Tensionet në protestë, Lamallari dhe Hita vizitojnë policët e plagosur

Autorët që goditën me gurë efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës para Kuvendit janë identifikuar dhe do të përballen me drejtësinë. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, pas vizitës së tij në Spitalin e Traumës, ku u takuan dy punonjësit e policisë që mbetën të plagosur në kokë gjatë përplasjes me protestuesit.

Sipas Lamallarit, gjendja shëndetësore e dy efektivëve është e stabilizuar, ndërsa ai paralajmëroi se personat përgjegjës për sulmin ndaj forcave të rendit “do të marrin përgjigjen më shembullore që parashikon ligji”.

“Kam një mesazh për të gjithë ata vandalë që guxuan të hedhin gurë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Janë identifikuar dhe do të vihen para drejtësisë menjëherë. Do të marrin përgjigjen më shembullore që parashikon ligji. Ky është një akt kriminal”, deklaroi Lamallari.

Më herët, ministri reagoi edhe në rrjetet sociale, ku dënoi sulmet ndaj efektivëve të policisë dhe bëri me dije se tre punonjës kishin mbetur të plagosur gjatë protestës. Ai e cilësoi sulmin si një akt ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, duke uruar njëkohësisht shërim të shpejtë për efektivët e lënduar.

“Dënoj me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim. Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë të hedhur ndaj punonjësve të Policisë. Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit”, shkruajti ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.