Qytetarët ironizojnë ‘Besën’ e Ramës me pankarta thumbuese
Si mund t’ia japim besën, një besëpreri?
Në protestën e 55-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë reaguar me ironi ndaj dokumentit të prezantuar nga kreu i qeverisë para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se dokumentin e kishte titulluar “Besa”, duke e cilësuar si një reflektim të thellë mbi mënyrën e qeverisjes dhe një përpjekje për të shmangur perceptimin e qytetarëve se vendimet merren në mënyrë të padrejtë apo si “prerje në besë”.

Megjithatë, kjo deklaratë është pritur me skepticizëm dhe ironi nga protestuesit, të cilët kanë zgjedhur ta komentojnë përmes pankartave të drejtpërdrejta dhe thumbuese.

Një prej mesazheve më të spikatura në protestë ishte: “Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja?”.

Ndërsa pankarta të tjera ngrinin pyetje të forta si: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?” dhe “A mund të flasë besëpreri për besën?”.

Protesta vijon të mbajë një ton kritik dhe simbolik, ku qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre përmes ironisë dhe mesazheve publike, duke e kthyer diskursin politik në një debat të hapur në rrugë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



