Qytetari denoncon: Nga 500 Mijë Lekë në BKT i shkoi kredia 3 MLN
Një qytetar ka denoncuar rastin e të vëllait i cili 6 vite më parë ka marrë tek banka BKT një kredi prej 500 Mijë Lekësh të vjetra, e cila sot i ka shkuar në shumën 3 MLN Lekë.
Ai shton se banka i ka bllokuar llogarinë e rrogës të vëllait pa e njoftuat dhe i ka dërguar përmbaruesin. BKT nuk i jep klientit asnjë informacion përpos emrit dhe numrit të telefonit të përmbaruesit në mënyrë që të bjerë në një marrëveshje.
Ai shkruan se përmbaruesi as nuk i përgjigjet në telefon dhe as nuk i tregon adresën, ndërkohë që kamata sa vjen e shtohet. BKT i thotë klientit të saj që përmbaruesin ta gjejë në Google…
Qytetari denoncon:
“Pershendetje si jeni!
Kam vllain qe ka mar nji kredi para 6 vjetesh 500mij lek te vjetra dhe sot i eshte ber 3M lek te vjetra per te paguar.
Nje permbarues Privat i ka bllokuar llogarin e rroges. Dhe banka se ka lajmuae aspak qe llogaria do bllokohet.
Shkoj te banka per informacion dhe sme jep asnje informacion. Me jep vetem emrin e permbaruesit dhe numrin e telefonit qe te bie ne nje marrveshje.
Permbaruesi sme hap telefonin as nuk me tregon adresen ku eshte dhe kamata vetem sa vjen e shtohet.
Shkoj te banka BKT me thot gjeje permbaruesin ne google. Dmth bllokon llogarin bllokon leket rrin te ngrira dhe me thot gjeje permbaruesin ne google
Po e postuat anonin u lutem se si dihet ne ket Shqiperi”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



