E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari i ndodh ‘kërdia’ në mes të Shkodrës, shkaku…plehrat
Lajme

Qytetari i ndodh ‘kërdia’ në mes të Shkodrës, shkaku…plehrat

Video që po bën xhiron e rrjetit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër, ku një qytetar është shoqëruar nga Policia Bashkiake për shkak të mosrespektimit të rregullave për hedhjen e mbeturinave.

Sipas pamjeve të publikuara nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, qytetari shihet teksa afrohet pranë koshave të mbeturinave me dy qese të mëdha plehrash, por nuk i hedh ato brenda, duke i lënë jashtë koshave, në kundërshtim me rregullat e pastrimit urban.

Nga videoja dallohet qartë se situata po vëzhgohej nga shefi i Policisë Bashkiake, ish-komisari i Policisë së Shtetit në Shkodër, Sajmir Rustemi, i cili ndërhyn menjëherë dhe e detyron qytetarin të kthehet pas për të vendosur mbeturinat brenda në kosh, ashtu siç parashikojnë rregullat.

Pas këtij momenti, në vendngjarje mbërrin edhe një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila e shoqëron qytetarin për veprime të mëtejshme administrative. Sipas autoriteteve, qytetari është gjobitur me 15 mijë lekë të rinj për shkeljen e kryer.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qendrës së Shkodrës dhe është bërë publike si pjesë e fushatës për respektimin e rregullave të pastërtisë dhe ndëshkimin e shkelësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.