Rakipi ‘befason’ Salianjin: Mos ka mbaruar PD dhe ti masturb***sh kot?
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, foli hapur për krizën e brendshme në PD, mungesën e vizionit në lidership dhe nevojën për një analizë të thellë brenda partisë.
Gjatë debatit, moderatori Ylli Rakipi ngriti pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e Partisë Demokratike, duke ironizuar faktin se sipas tij, në parti kanë mbetur ose besnikët e Sali Berisha, ose figura që presin largimin e tij për të marrë drejtimin.
Debati në studio
Ylli Rakipi:
“Aty është doktori që flet ditë natë, kot nuk ngrihet edhe në orën 02:00 të natës të bëjë konferencë. Pastaj janë ata afër doktorit, si Flamuri, që edhe imiton doktorin kur vjen flet këtu. Pastaj janë pjesa tjetër, që presin, presin, presin armikun, Gazi, Gjekmarku, presin ata, por doktori nuk ikën se do fitojë zgjedhjet në prill, pastaj në prillin e pas katër viteve. Ose ndoshta presin që doktori të mos jetë më… Mos është mbyllur fare kjo parti mor Salianji dhe ti mos mastur*** në këtë rast?”
Salianji u përgjigj duke theksuar se problemi i PD-së nuk lidhet vetëm me individë, por me një fenomen më të gjerë brenda opozitës.
Ervin Salianji:
“Po të ishte për post, bëhesha edhe unë, dhe rrinim në opozitë. PD ka një problem, në mos ka njerëz që ka interes tjetër, është sëmundja e opozitarizmit, mësohesh me privilegjet. Meqë ke humbur disa herë, thua po ruaj këto që kam të paktën. PD duhet të bëjë një analizë. PD në njësitë që ka fituar, kanë qenë njerëz jo të konsumuar, të rinj, që kanë bërë beteja, në zona që PD nuk i ka fituar prej ditësh.”
Në debat ndërhyri edhe analisti Baton Haxhiu, i cili e sfidoi Salianjin me pyetjen se pse një qytetar shqiptar duhet të votojë sërish Berishën.
Baton Haxhiu:
“Më thuaj kush voton në këto zona, një shqiptar, pse ta votojë Berishën?”
“Më thuaj pse ta votoj Sali Berishën?”
Ervin Salianji:
“Ti nuk e voton.”
“Ata i kanë thënë arsyet gjatë fushatës, për të larguar Ramën kryesisht…”
Debati në emisionin Të Paekspozuarit vijoi me insistimin e Haxhiut për një arsye konkrete për të votuar Berishën, ndërsa Salianji theksoi se ekzistojnë “një milion arsye pse nuk duhet votuar Rama”, duke shtuar se Partia Demokratike ka nevojë për ripërtëritje të thellë.
Ai pranoi gjithashtu se PD ka humbur mbi 200 mijë votues në zgjedhjet e fundit, duke përmendur edhe rritjen e partive të vogla si faktor që ka ndikuar në rezultatin elektoral.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



