E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama acarohet me Nikollën, i bërtet në parlament: Po leje tani, kujt po ja bën
Lajme

Rama acarohet me Nikollën, i bërtet në parlament: Po leje tani, kujt po ja bën

Kryeministri Edi Rama është acaruar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë seancës plenare të mëngjesit të kësaj të Premteje.

Teksa ishte duke ligjëruar në foltore para votëbesimit të qeverisë, kryeparlamentarja Nikolla, në zbatim të rregullores, i bie gongut duke lajmëruar kryeministrin se koha e fjalës së tij kishte përfunduar.

Por, zhurma nervozoi kreun e qeverisë i cili i kthehet dhe duke ngritur tonin e zërit i drejtohet: Po leje tani, kujt po ja bën…

Drejtuesja e Kuvendit iu bind udhëheqësit dhe nuk i ra më gongut edhe pse fjalimi i Ramës zgjati 17 rreth minuta, nga 10 minuta që duhej të ishte.

Ndërkohë, gjatë seancës së djeshme plenare, u zotua se qeveria e tij do të mbështesë femrat gjatë këtij mandati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.