E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama Arkitekti i Fake News!
Lajme

Rama Arkitekti i Fake News!

Në CNN , përpa një gazetareje tërësisht të pavarur Kryeministrin shqiptar e lanë nervat . Fake news – tha – nuk ka protesta në gjithë vendin por vetëm në Tiranë . Më poshtë një video e protestës në Vlorë .

Ekziston një rregull i vjetër i politikës i cili drejton narrativën e kryeministrit edhe shpurës së tij , që meriton të gdhendet në granit në çdo studio televizive shqiptare , ” mos lejoni kurrë që faktet të pengojnë një gënjeshtër të përsosur. ”

Nëse vitet e fundit kemi mësuar diçka, është se mediat të cilat kryeministri është mësuar ti blejë në mëngjes për të dalë në darkë , janë shumë pak të interesuara për zbulimin e së vërtetës, edhe më shumë të interesua në përzgjedhjen e saj, kuptohet kundrejt një çmimi. Gjithnjë e më shumë, ngjarjet nuk shqyrtohen për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Ato shqyrtohen për të përcaktuar se si mund të përshtaten gënjeshtrës që i intereson pushtetit . Pasi vendoset korniza, faktet bëhen aksesorë opsionalë, të dobishëm nëse mbështesin gënjeshtrën e synuar dhe të padisponueshëm nëse nuk e mbështesin.
Megjithatë, realiteti mbetet kokëfortë, ai është armiku i madh i gënjeshtrave që Kryeministri dëshpërimisht kërkon të shpërndajë .Faktet kanë një tendencë , ato refuzojnë të qëndrojnë të varrosura, pavarësisht se sa përpjekje i kushtohet hedhjes së dheut sipër tyre. Edhe kur ato dalin në sipërfaqe urrejtja për arkitektin e gënjeshtrave edhe sherbëtorët e tij është e pashmangëshme.
Kryeministri edhe gjithë idiotët funksionalë që ka shpërndarë nëpër studio televizive duhet të mos harrojnë se njerëzit nuk e humbasin besimin sepse institucionet herë pas here bëjnë gabime. Ata e humbasin besimin sepse “gabimet ” duken gjithnjë e më shumë të motivuara, të parashikueshme dhe të mbrojtura. Qytetarët mund të falin gabimet e ndershme, ajo që ata e kanë shumë më të vështirë të falin është është mashtrimi . E vërteta, për fatin e keq për Kryeministrin është një gjë e vështirë për t’u shtypur përgjithmonë. E vërteta mund të vijë vonë dhe të mos gjenerojë tituj aq dramatikë sa akuzat e reme të kryeministrit në CNN për fake news edhe luftë midis ekonomive konkurente në Ballkan, por kur ndodh, zakonisht e gjen arkitektin e mashtrimit duke kërkuar një një mashtrim tjetër .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.