E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama bën bilancin e vitit,  sipas tij problem janë mediat: Ju bëni punën tuaj, ne…
Lajme

Rama bën bilancin e vitit, sipas tij problem janë mediat: Ju bëni punën tuaj, ne…

Në konferencën e fundit të vitit me gazetarët, kryeministri Rama ka bërë bilancin e punës një vjeçare duke u ndalur te Reforma në Drejtësi, për të cilën ka thënë se një palë nuk e pranon dot.

“Ky vit shënon shifrën më të ulët historike të vrasjeve dhe vitin e kthesës historike në raport me fenomenin e kultivimit të kanabisit, e nxjerr vendin nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë masivisht lëndë narkotike dhe rikonfirmon ecurinë e policisë së shtetit në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë”- tha Rama, duke ironizuar me lajmet në vend, që e bëjnë të duket si një vend që duket se po ndodh hataja.

Rama nuk ka kursyer kritikat për median, duke hequr një paralele me mediat e huaja. “Nëse mediat britanike do merreshin me tjegullat nëpër fshatra që bien mbi kokë dikujt, lajmet do zgjasnin 6 orë. Këtu, dy veta përplasen te kthesa njëri u plagos, lajm kryesor, televizion kombëtar. Por, ju bëni punën tuaj ne bëjmë punën tonë”- tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.