E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama dështoi”/ Vendimi negativ nga BE, PD publikon videon, kërkon largimin e kryeministrit
Politikë

“Rama dështoi”/ Vendimi negativ nga BE, PD publikon videon, kërkon largimin e kryeministrit

 

Pas vendimit negativ nga BE për çeljen e negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, reagimet politike kanë qenë të shumta që prej ditës së premte.

Lajmi është publikuar dhe komentuar gjerësisht nëpër mediat shqiptare por edhe ato të huajat, duke pasqyruar situatën dhe arsyet e dhëna nga vendet skeptike për mos-çeljen e negociatave.54787545

 

 

Sakaq, PD ka bërë një kolazh të disa prej lajmeve dhe titujve të botuara në disa media vendase dhe të huaja, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin se kryeministri Edi Rama ka dështuar.

Përmes kësaj videoje, PD ka kërkuar largimin e Edi Ramës nga qeveria, pasi nuk arriti të siguronte një përgjigje pozitive, akuza të cilat PD  i ka bërë edhe më herët duke fajësuar drejtpërdrejtë qeverinë për këtë vendim të BE, për mosplotësimin e kushteve të vëna prej tyre. 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.