Rama dhe propaganda e tij e shkëputur nga realiteti
Video e shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama është një shembull tipik i asaj që mund të quhet “propagandë e shkëputur nga realiteti”.
Ndërsa vëmendja dhe shqetësimet e qytetarëve janë të përqendruara te krizat akute sociale dhe mjedisore, agjenda virtuale e qeverisë tenton të projektojë një idil të rremë.
Kuvendi dhe deputetët janë rrethuar mga qytetarët dhe protestuesit që përplasen me dëshpërim me policinë, duke qëlluar me vezë e duke ngritur zërin për probleme jetike Rama bën llogje me tre kamarierë!
Zemërimi publik është i prekshëm dhe legjitim.
Në rrjete sociale (Lungomare): Kryeministri zgjedh të bëjë “PR” me bakshishet e tre kamarierëve në Radhimë, duke u mburrur me një mesatare prej 50€ në ditë. Kjo jo vetëm që injoron problemet , por përdoret si një mburojë qesharake për të devijuar vëmendjen nga protestat duke perdorur rekrutimin e “Algoritmit” si Armik Imagjinar.
Në postim, Rama shkruan me ironi: “Tani o burra, forca, Algoritmi në sulm me librin e shtëpisë në komente…” Kjo gjuhë tregon një arrogance të hollë: çdo kritikë legjitime, çdo ankesë e qytetarëve për varfërinë, çmimet e larta apo plehrat, etiketohet paraprakisht si “sulm i koordinuar” ose “bot/algoritëm”.
Duke i kthyer komentet e qytetarëve të thjeshtë në “llaç” për batuta dhe emoji me djaj e klounë, kryeministri thjesht tregon se sa larg është qeveria nga hallet e vërteta të njerëzve që nuk jetojnë me bakshishet e Lungomares, por me vështirësitë e përditshme të mbijetesës në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




