E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Dorëheqjen time, mund t’ia kërkoni  parlamentit francez
Politikë

Rama: Dorëheqjen time, mund t’ia kërkoni parlamentit francez

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka arsye për të kërkuar mocion besimi nga Parlamenti.

ramaa

 

Kur u pyet nga gazetarët nëse do të kërkonte një mocion të tillë nga deputetët apo qoftë edhe nga populli, kreu i qeverisë tha se mund t’ia kërkonte parlamentit francez.

“Mund t’ia kërkoj parlamentit francez, parlamentit shqiptar nuk kam pse ia kërkoj, Parlamentit francez nuk ia kërkoj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret t’i çelen negociatat dhe nuk merr asnjëherë po. E detyruan të ndërrojë emrin, duke i premtuar që u bë kjo, u zgjidh. Dhe ja ku jemi.

Kishte plot që thoshin do ndahet Maqedonia e Veriut. Po kishte edhe zëra brenda BE-së. Asnjëherë nuk ka qenë një opsion. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurës që u bë këtu. Nuk ka lidhje në thelb vendimmarrja me çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka bërë tjetri. Ata ndërruan emrin. Atëherë, çfarë duhet të bëjnë më shumë ata?!

U gjendën në një moment të historisë dhe bashkëjetesës së BE ku ndodh një përplasje e madhe mes Francës dhe Gjermanisë. mekanizmi është i tillë që mund të jenë dakord të gjithë dhe njëri mund të thotë jo. E dëgjova kryeministrin e Holandës që tha nuk ka bërë progres të mjaftueshëm. Të mjaftueshëm në raport me çfarë? Nëse e krahasojmë çfarë na është kërkuar dhe çfarë kemi bërë dhe çfarë kanë bërë vendet e tjera janë shumë më tepër sepse procesi është bërë më i vështirë dhe më kërkues”, theksoi Rama gjatë konferencës për shtyp.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.