E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e bën edhe këtë, përjashton opozitën nga bisedimet e integrimit në BE
Lajme

Rama e bën edhe këtë, përjashton opozitën nga bisedimet e integrimit në BE

‘Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, asokohe  Ditmir Bushati,  në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale maxhorancë-opozitë të  anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë, deri më 14 nëntor 2017, kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me përfaqësuesit e saj, si Ditmir Bushati e të tjerë, por pa opozitën.

Kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Genc Pollo, nuk iu dërgua ftesë.

Ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu.

Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u  kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit’, thuhet në reagimin e PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.