Rama e pranon se prokurimet Publike janë qelbi i korrupsionit: Me inteligjencën artificiale, prokurimet publike do të kthehen në një proces transparent

Kryeministri Edi Rama në podcastin e kësaj të shtune ka pranuar se tek prokurimet e fondeve publike gëlon korrupsioni dhe zgjidhjen për ta shmangur këtë problematikë kreu i qeverisë e ka gjetur tek inteligjenca artificale.

‘Prokurimet që janë një problem që burojnë plot pasoja dhe nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Bëjmë mijëra prokurime në vit dhe janë dhjetëra mijëra anëtar komisionesh, njerëz persona që duhet të marrin pjesë. Të gjithë këta njerëz duhet të disponojnë dijen e  nevojshme ligjore për atë gjë që po bëjnë. Nuk mundet dot ata njerëz që futen në ata procedura janë njerëz që bëjnë punë tjetër por futen në të procedurë.

Sipas tij, me inteligjencën artificiale, prokurimet publike do të kthehen në një proces transparent.

Rama shtoi se po punojnë në disa drejtime që ta përdorin inteligjencën artficiale.

Së bashku me pedagogen Denisa Kele dhe konsulentin e inovacionit Kushtrim Shala, kreu i qeverisë shqiptare në podcastin e titulluar “Bota tjetër” tha se Shqipëria i ka kapacitetet që të kthehet në një shtet teknologjik.

Publikuar nga Publik Media