E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet nga Përmeti për luftën dhe bombat bërthamore: Nuk jemi në zonën e nxehtë
Publik News

Rama flet nga Përmeti për luftën dhe bombat bërthamore: Nuk jemi në zonën e nxehtë

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i vogël i Përmetit foli për një luftë të madhe, që sipas tij ka prekur të gjithë botën. Në fjalën e tij, ku u prezantuan puna e bashkisë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk është në zonën e nxehtë të luftës, por nuk është as jashtë zonës, pasi siç u shpreh ai është prekur nga rritja e çmimeve.

Rama tha më tej se “luftës dhe inflacionit nuk i shmangemi dot, por ajo që ne nuk mund të shmangim dot është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundemi këtë barrë që rëndon mbi të gjithë”.

“Ngaqë komandojmë shumë lajme, ngaqë jetojmë shumë mes realitet dhe ekraneve, qoftë ato të TV por më shumë ato të celularëve nuk jemi në gjendje që ta perceptojmë deri në fund sesa thellë  kemi hyrë në epokën e kërcënimeve, ku po flitet për ditë për mundësinë e një lufte nukleare, një gjë e pakonceptueshme deri para se të hynte shkurti i këtij viti.

Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm. Ndërkohë mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 min 45 mln njerëz.

E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjellë bomba, sjell vrasje, plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë, të cilat mjaftojnë për ta futur të gjithë njerëzimin në një psikologji të rënduar, të cilës i shtohet edhe i gjithë helmi i përditshëm i mjeteve të komunikimit, ndërkohë që ajo që ne s’mund të bëjmë dot është të ndalojmë luftën. Ajo që nuk bëjmë dot është që ta eliminojmë inflacionin e luftës, por ajo që ne nuk mund të shmangim dot është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundemi këtë barrë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe i prek të gjithë”, tha kryeministri Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.