Rama flet për akuzat se kontrollon SPAK-u : Pse nuk i di Edi horrllëqet? Unë nuk shqyhem në dysh për ministra e kryetar bashkish

Kryeministri Edi Rama foli sot në mbledhjen me deputetit dhe ministrat për pastrimin që duhet bërë në çdo hallkë, përfshirë këtu edhe vetë partinë që ai drejton.

“Disa dalin dhe thonë se “nuk ka mundësi që të mos i dijë Rama horrllëqet”, por ose më dinë si veten ose nuk e kanë haberin si funksionon pushteti ekzekutiv.

Mbetet ende shumë punë për t’u bërë për imunizimin nga influenca e korrupsionit. Ne jemi të çarmatosur. Jemi e para parti politike në Shqipëri që ka dorëzuar një armë që të gjithë të tjerët e kanë” tha ai.

Rama ka komentuar deklaratat e opozitës se ai kontrollon Prokurorinë e Posaçme, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar.

“E treta, kush thotë që e kontrolloj unë SPAK-un, mirë që nuk ka provë se prova është gjë e madhe, apo argument, ka një problem më të madh, se nuk ka se sit a pranoj dhe as ta toleroj mendërisht që unë në politikë kam hyrë vetëm për të ndryshuar dhe për të kthyer përmbys çfarë mundet. Nuk kam hyrë për të qenë një hu i gjatë në radhën e atyre që bëhen ministra, kryetar bashkie dhe në rastin më të mirë ikin për të mos lënë gjurmë. Ç’më duhet mua kontrolli i SPAK-ut, që unë të shqyhem në dysh ditë natë në krye të punëve. Të kontrolloj SPAK-un që ndonjë mes nesh, të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit. Ç’muhabet është ky?”, tha Rama.

Publikuar nga Publik Media