Rama flet për investimet e huaja në Shqipëri: Qëllimi të rritemi deri në 4 miliardë euro

Kryeministri Edi Rama, në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ka deklaruar se Shqipëria ka potencial që të marrë sa më shumë nga investimet e huaja.

Rama tha se Shqipëria ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja dhe synimi është që në vitin 2030 të ketë dhe më shumë rritje dhe të kapet shifra 4 miliardë euro.

“Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga Standart and Poors, me 2-, hera e parë që ngjitemi në këtë nivel klasifikimi, nga ana tjetër kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, që kanë hipur ndjeshëm për herë të parë në shifrën prej 1 mld eurosh.

Vizioni ynë për 2030 shkon përtej këtyre të dhënave. Kemi potencial për rritje të investimeve të huaja. Qëllimi është të rritemi deri në 4 mld. I kemi mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim dhe sot nëse shohim trendët, nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në 2b+.

Sot shohim që sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e parave, është gati të paguajë shumë mirë, si nuk do imagjinohej pak vite më parë. Por shtrohet problemi se kujt do t’i paguajë.

Të kemi qartësi dhe kontribut nga të gjithë faktorët ekonomikë dhe socialë në mënyrën si duhet të bëjmë një politikë të re në aftësimin profesional, jo vetëm në nivel shkolle, por edhe riaftësimin në funksion të tregut edhe në moshat që nuk janë më mosha shkolle”, ka deklaruar Rama

Publikuar nga Publik Media