E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama vijon debatin me Bashën: Të rrijë në shtëpi, të flejë gjumë, kur të zgjohet të lajë sytë që të mos tregojë ëndrrat
Publik News

Rama vijon debatin me Bashën: Të rrijë në shtëpi, të flejë gjumë, kur të zgjohet të lajë sytë që të mos tregojë ëndrrat

Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për të gjithë shqiptarët që ndodhen në izolim.

Në një intervistë për Report Tv, ai i ka kujtuar se ka persona që ndodhen në çadër nga tërmeti tragjik, ndërsa tani në këtë situatë kanë më shumë probleme.

‘I them atyre që rrinë në shtëpi dhe ankohen u them kujtohuni se ka njerëz që janë në çadër. Dhe nëse prisnin t’u ndërtonim shtëpinë e re, sot kanë dy palë halle, jo në cati, por në cadër. Psikologjia jonë të jetë e një populli që është në luftë dhe lufton përditë, do të thotë durim dhe dhënie kurajoje dhe heqje nga mendja e atyre gjërave përtej ushqimit të përditshëm dhe strehës’, tha Rama.

Ndërkohë ndër të tjera, kryeministri ka bërë thirrje për durim duke marrë shembull Italinë dhe luftës në të cilën ndodhemi.

‘Durim, durim, Italia i ka marrë masat shumë kohë pasi hyri në luftë, ne shumë shpejt dhe pavarësisht se e kuptoj shumë mirë se cfarë shqetësimi ka gjithkush që i bën këto pyetje, i lutem të kuptojë se jemi në luftë dhe nuk na lejohet që për të lehtësuar shqetësimin të flasim mbi bazë dëshirash’, u shpreh Rama.

I madh ka qenë kurioziteti nëse kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të lënë mënjanë përplasjet politike për t’u bërë bashkë në luftën kundër koronavirusit.

Basha e ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë, sa herë është pyetur për këtë temë. Por kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të prerë, majde edhe thumbuese për kryedemokratin.

I pyetur nëse do të takohet me Bashën, “pa i dhënë dorën”, Rama tha në Report Tv:

“Në këtë rast e ftoj të rrijë në shtëpi, të mos luajë vendit, dhe kur të zgjohet nga gjumi të lajë mirë sytë që të kuptojë që është zgjuar, dhe kur flet nga shtëpia të thotë gjërat e duhura, të mos tregojë atë që ka parë në ëndërr”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.