E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet Bashës pas videos që publikoi kryedemokrati
Publik News

Rama i përgjigjet Bashës pas videos që publikoi kryedemokrati

Pak pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi një video kolazh me disa nga momentet kur kryeministri ka pasur disa përballje me gazetaret femra, nuk ka vonuar reagimi i shefit të qeverisë, Edi Rama.

 

 

Në një përgjigje për kryedemokratin përmes një postimi në Twitter, Rama i kujton Bashës se “ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini”.

“Ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Postimi i Kryeministrit Rama në Twitter:

Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!

Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!

***

Kujtojmë që Basha në mesazhin e tij bashkëngjitur videos iu drejtua shqiptarëve duke thënë:

“Mendoni sikur të ishte vajza juaj”, teksa nënvizonte se sjellja e kryeministrit i ka “ofenduar dhe diskriminuar” sipas tij vajzat në këto momente.

“Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.
Voto për ndryshimin!”, shkruante Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.