E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet zyrtarit të Bundestagut: Deklarimi i Wadephul ishte zhgënjyes, i nxituar dhe i pabalancuar
Publik News

Rama i përgjigjet zyrtarit të Bundestagut: Deklarimi i Wadephul ishte zhgënjyes, i nxituar dhe i pabalancuar

Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag, Johann David Wadephul ka reaguar ashpër dje kur Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet kushtetuese për hapjen pjesërisht të listave dhe ndalimin e koalicioneve.

deklaroi se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, duke mos cënuar marrëveshjen e 5 qershorit. Në të kundërt kjo do të minonte Reformën Zgjedhore, thotë ai.

Ndërkaq, ka ardhur reagmi i kryeministrit Edi Rama i cili e cilësoi qendrimin e Wadephul të nxituar, zhgënjyes dhe të çbalancuar. “Deklarimi i Waderful ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik, është mik i mirë i Bashës dhe i imi personalisht. Kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çmoj shume, edhe faktin që është një europian i vendosur. Respekti dhe mirënjohja ime për cdo orë, dhe nuk janë pak këto orë në këtë periudhë 1 vjecare, nuk ndryshojnë fare pavarësisht deklarimit të djeshëm. Deklarimi i djeshëm nëncmon Parlamentin e Shqipërisë, duke e trajtuar si noter. Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar zgjedhjet. Nuk mund të flitet me të dëgjuar por me fakte të verifikuara. Ai e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është e pavërtetë. Koalicionet nuk do dhe nuk mund të ndalohen, ato thjesht do jenë si në cdo vend të Europës ku partitë kanë liritë të grupohen. Si mund të ndalohet dicka e tillë, as na ka shkuar nëpër mend. Në planin politik, thjesht mban krahun e opozitës dhe nuk e ndihmon mirëkuptimin parimor mbi këtë temë të veçantë”, tha Rama para gazetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.