Rama i prerë : Zgjedhjet me 18 qershor, na kërkon Populli !
Në përfundim të mbledhjes së grupit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e opozitës për të mos u regjistruar në KQZ, si dhe gadishmërinë e LSI-së për të lënë mandatet e saj si një garanci që opozita të hyjë në dialog.
Përsa i përket propozimit të LSI-së për lënien e mandateve si një garanci, Rama është shprehur se qeverisja nuk është një shumësi postesh por një përgjegjësi e deleguar nga qytetarët.
Kryeministri ka bërë edhe një herë ftesë se është i hapur për dialog me opozitën.
Pjesë nga fjala e tij në mbledhjen e grupit parlamentar
“…Shqipëri europiane pa drejtësi europiane nuk mund të ketë. Shqipëri europiane me kërcënime për destabilizim për tu kthyer në kohë të zymta nuk mund të ketë.
Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe detyrët qeverisëse, përgjegjësi dhe jo privilegje. Dhe nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë përsa kohë jemi mandatuar nga populli. Nga ana tjetër, çdo gjë absolutisht do gjë në funksion të adresimit në kodin zgjedhor të cdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita e po ashtu për cdo mekanizëm të ri që mund të krijohet në funksion të përforcimit të
Për këto duhet të ulemi të diskutojmë. Unë i qëndroj asaj që kam thënë, zgjedhjet janë të popullit dhe jo të partive, politikanët mund të regjistrohen, mund të paraqiten ose jo, por nuk mund ti thonë qytetarëve mos të votojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



