Rama i referohet ChatGPT-së për të mbrojtur ligjin e “Paketës së Maleve”
, por gabon edhe emrin e platformës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e njohur si “Paketa e Maleve”, duke argumentuar se kritikat ndaj kësaj nisme nuk qëndrojnë dhe duke iu referuar edhe një analize të inteligjencës artificiale.
Megjithatë, në krye të postimit bie në sy një gafë në shkrimin e emrit të platformës. Në vend të ChatGPT, kryeministri e ka shkruar “ChatGBT”.
Statusi nis me frazën: “Ligji i ‘Paketës së Maleve’ sipas ChatGBT, thjesht e qartë fare”, përpara se të vijojë me argumentet se ligji nuk është hartuar për oligarkët apo investitorët e huaj, por për familjet që prej brezash jetojnë dhe punojnë tokat e trashëguara pa mundur t’i formalizojnë ato.
Pavarësisht përmbajtjes së gjatë të postimit, vëmendjen e ka marrë gabimi në emërtimin e platformës së inteligjencës artificiale, e cila quhet ChatGPT dhe jo ChatGBT. Gafa është komentuar edhe në rrjetet sociale, pasi kryeministri e përdor analizën e inteligjencës artificiale si mbështetje për argumentet e tij në lidhje me ligjin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



